Facebook Lite vjen edhe për vendet e zhvilluara

Mobile

Facebook Lite vjen edhe për vendet e zhvilluara

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Facebook Lite është një version i zhveshur i Facebook i cili është dizajnuar të përdorë shumë më pak të dhëna / internet në mobil sesa aplikacioni standard. Aplikacioni ka qenë në dispozicion në një numër të gjerë vendesh anembanë botës dhe tani po vjen në Mbretërinë e Bashkuar, në SHBA dhe në më shumë vende tjera.

Facebook po lanson aplikacionin e Facebook Lite në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Irlandë dhe Zelandën e Re dhe më shumë vende tjera.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar në vendet e mësipërme këtë javë, por është menduar gjithashtu për përdorim në pajisjet më të vjetra Android dhe lidhje më të ngadalshme në internet.

Aplikacioni Facebook Lite me sa duket do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar nga këto vende nga një dita e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat