Subway Surfers arrin në 1 miliard shkarkime në Android

Mobile

Subway Surfers arrin në 1 miliard shkarkime në Android

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:35
Subway Surfers

Subway Surfers është një lojë ikonike e cila është lansuar në vitin 2012, për të parën herë.

Loja e famshme tashmë është bërë e para e cila ka arritur shifrën e 1 miliard shkarkimeve në dyqanin e aplikacioneve të Google, Google Play Store.

Zhvilluesit e lojës tashmë kanë plane të reja ambicioze për lojën, ndërsa kanë përmendur opsionin e lëshimit të franshizës për lojën, marrëveshjet e licencimit tek palët e treta si dhe mundësinë e krijimit të një filmi të animuar me temën e video lojës së tyre të famshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat