Apple me ekran të vetin MicroLED - Bota Sot
Apple me ekran të vetin MicroLED

Mobile

E martë, 17 korrik 2018

Apple me ekran të vetin MicroLED

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:01
Apple

Apple është duked krijuar ekranin e vetë MicroLED për pajisjet dhe ka bërë një numër të vogël ekranesh për testim, raporton Boolmberg.

Kjo është një lëvizje që mund të dëmtoje furnizuesit aziatikë të ekraneve, për gjigantin amerikan të teknologjisë për një periudhë afatgjatë.

MicroLED është një ekran i teknologjisë së re që ka marrë vëmendjen e një sërë firmash. Ekranet duke përdorur MicroLED janë më të hollë, më të shndritshëm dhe përdorin më pak energji, gjithashtu janë më të qëndrueshëm se ekranet OLED, që po përdoren gjithnjë e më shumë.

Megjithatë kjo teknologji e re është ende e paprovuar dhe e vështirë për tu përdorur thonë analistët.

“Nuk është e qartë nëse MicroLED do të jetë më e mirë se ekranet OLED që përdor Apple për smartwatch. në këtë pikë mendoj se Apple do të tregojë më shuëm se sa shohim dhe çfarë mund të bëjmë, se sa një alternativë realiste”, thotë analisti i Dongbu Securities, S.R Kwon.

Apple është duke krijuar ekranety MicroLED në një plan sekret në Kaliforni, që mbikqyret nga Lynn Youngs, i cili është përgjegjës për teknologjinë e ekraneve të iPhone dhe Apple Watch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test