Ndryshoni fjalëkalimin e iPhone-it menjëherë!

Mobile

Ndryshoni fjalëkalimin e iPhone-it menjëherë!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:17
iPhone

Një kompani ndërkombëtare ka shpikur një program nëpërmjet të cilit mund të zbulojë çdo fjalëkalim të iPhone-ve brenda disa minutash dhe tashmë përdoruesit e Apple po paralajmërohen që të ndryshojnë kodet e tyre gjashtë shifrore menjëherë për të mbrojtur veten nga sulmet e ardhshme.

Një kompani e panjohur me bazë në Atlanta e quajtur Grayshift thuhet se ka zhvilluar këtë teknologji.

Sipas një prej të drejtorëve, kjo kompani u themelua në vitin 2016 dhe ka më pak se 50 punonjës. Kompani është shumë sekrete, në faqen e saj të parë të internetit thuhet “Grayshift nuk është për të gjithë”.

GrayKey është produkti kryesor i kompanisë. Është një pajisje portative që mund të depërtojë në të dhënat e iPhone brenda disa minutave.

Dokumentet nuk zbulojnë se cilat janë dobësitë që GrayKey ka vënë në shënjestër te telefonat por ekspertët thonë se ka shumë gjasa se ata përdorin metodën “brute-force”, një metodë gjurmimi që përdoret nga programet për të deshifruar të dhënat e koduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat