Kinezët, blerësit më të mëdhenj të aplikacioneve në smartfon

Mobile

Kinezët, blerësit më të mëdhenj të aplikacioneve në smartfon

Më: 5 maj 2018 Në ora: 08:43
Ilustrim

Sipas një raporti të ri, pjesa kontinentale e Kinës do të jetë tregu më i madh në botë për aplikacionet në smartfon në vitin 2022, njofton CRI.

Sipas kompanisë së të dhënave për aplikacionet, “Annie”, shpenzimet për aplikacionet në smartfonë mund të arrijnë në 62,4 miliardë dollarë në vitin 2022 në pjesën kontinentale të Kinës, shifër kjo sa dyfishi i regjistruar në vitin 2017.

Në vitin 2022, shpenzimet në pjesën kontinentale të Kinës mund të zënë 40 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të botës, duke arritur në 156,5 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat