Mësohet data e arritjes së Samsung Galaxy S10

Mobile

Mësohet data e arritjes së Samsung Galaxy S10

Më: 7 maj 2018 Në ora: 14:12
Samsung Galaxy S10

Ka pasur lajme interesante lidhur me telefonin e ardhshëm Samsung Galaxy S10. Së pari, informacioni sugjeron se Galaxy S10 dhe ndoshta Galaxy S10 + do të paraqiten gjatë panairit CES 2019, i cili do të mbahet nga 8 deri në 11 Janar në Las Vegas.

Tani një raport i ri nga Koreja e Jugut na jep një ide se cilat karakteristika mund të presim nga modeli Galaxy S10, transmeton KosovaPress. 

Raporti tregon se Samsung nuk ka qenë në gjendje të zbatojë një sensor të gjurmëve të gishtave në ekran në telefonat e tij gjatë dy viteve. 

Megjithatë, kjo seri duket se është ndërprerë nga Samsung Galaxy S10.

Raporti shton se Samsung beson se do të marrë diçka të veçantë për të shënuar modelin jubilar nga linja e suksesshme Galaxy S. 

Kompanitë që punojnë në sensorin biometrik poshtë ekranit janë Qualcomm, Synaptics dhe Ezestek. 

Në këtë moment, nuk është plotësisht e sigurt nëse Galaxy S10 do të implementojë edhe teknologjinë 3D, por raporti përmend se kompanitë Mantis Vision dhe Samsung Electronics Institute of Technology do t’iu besohet detyra  për zhvillimin e algoritmeve për këtë funksion, por për momentin teknologjia nuk është ende gati për integrim masiv.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat