Honor 10 vjen të martën

Mobile

Honor 10 vjen të martën

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:39
Honor 10

Të martën e ardhshme pritet që zyrtarisht të paraqitet telefoni Honor 10 për tregun global, i cili do të mbahet në Londër.

Telefoni në gjysmën e dytë të prillit ishte prezantuar në tregun e Kinës dhe specifikimet e pajisjes janë të njohura, dhe ajo për të cilën konsumatorët janë më të interesuara është se çfarë çmimi do të ketë në tregun evropian. Çmimi i tij në Kinë është rreth 415 dollarë.

Honor 7 u prezantua në vitin 2015 dhe u shit në Evropë me një çmim prej 350 euro. Telefoni paraqiti një dizajn revolucionar dhe sensorin me gjurmë gishtash prej 360 shkallë. Pas kësaj, Honor 8 vjen në vitin 2016 me çmim 399 euro. Përparësitë më të mëdha të këtij modeli ishin kamera me dy sensorë, sensori 3D i gjurmëve të gishtërinjve dhe mundësi të shpejta ngarkimi.

Vitin e kaluar u prezantua Honor 9, i cili u karakterizua nga një dizajn i avancuar me xham të lakuar 3D dhe dizajn të shkëlqyer. Telefoni kishte një çmim prej 449 eurosh, i cili është pak më i lartë se paraardhësit e tij, por në përputhje me specifikimet e pajisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat