Mësohet data e lansimit të BlackBerry Key2

Mobile

Mësohet data e lansimit të BlackBerry Key2

Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:00
BlackBerry Key2

BlackBerry ka bërë të ditur se telefoni i tij më i ri Key2 do të arrijë më 7 qershor në Nju Jork.

BlackBerry Key2 ishte paraqitur para disa javësh në Kinë, duke zbuluar pamjen e tij, plus disa specifika, por pa u bërë i ditur emri zyrtar.

Mbi tastierën e harduerit, ekziston një ekran 4.5 inç 1620: 1080 në raportin 3: 2. Pajisja posedon procesor Snapdragon 660 dhe kamerë të dyfishtë 12MP + 8MP.

Tash për tash nuk është bërë i ditur çmimi i telefonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat