Gati lançimi i iPhone 9

Mobile

Gati lançimi i iPhone 9

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në protalet teknologjike më të njohura botërore, iPhone 9 do të jetë një mrekulli e vërtetë. Prezantimi i telefonit pritet të bëhet në fund të verës.

Thuhet se ky smartphone do të ketë një bateri më jetëgjatë dhe do të jetë më i shpejtë. Bateria e iPhone 9 do të jetë më e madhe dhe e përshtatur në dizajnin e ri të telefonit.

Ky telefon do të vijë me një procesor shumë më të fuqishëm se prodhimet e mëparshme të telefonave të komapnisë prestigjioze Apple, diçka që firma e bën çdo vit.

Do të mundësohet përmirësimi i grafikave në lojërat e telefonit dhe aplikacionet do të hapen më shpejt duke bërë që telefoni të ketë një performancë më të mirë.

Vitin e shkuar, iPhone 8 dhe iPhone X kishin chip Apple A11 Bionic, që ishte 70 % më i shpejtë se procesori i vitit paraardhës.

Kompania po përgatitet të hedhë në treg tre modele të reja të iPhone 9 në shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat