CEO vdes pasi i shpërthen smartphone, pastaj shtëpinë e kaplon zjarri

Mobile

CEO vdes pasi i shpërthen smartphone, pastaj shtëpinë e kaplon zjarri

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Drejtori i Fondit Cradle Nazrin Hassan vdiq disa ditë më parë pasi një nga dy smartfonët e tij shpërtheu ndërsa po pushonte në dhomën e tij të gjumit.

Nga raportet e disponueshme, duket se shpërthimi fillestar shkaktoi një lloj dëmtimi në kokë.

Pastaj shtëpinë e kishte kapluar flaka, por Nazrin ishte tashmë i vdekur kur kjo ndodhi. Nuk është konfirmuar ende kjo se a ka vdekur nga shpërthimi i telefonit, apo nga tymi që kishte mbuluar dhomën, por duket sikur telefoni shkaktoi një traumë të ashpër në pjesën e prapme të kokës së Nazrinit kur shpërtheu.

“Ai kishte dy telefona, një Blackberry dhe një Huawei. Ne nuk e dimë se cili shpërtheu.

Policia, ndërkohë, deri më tani ka arritur vetëm në përfundimin se Nazrin ishte bllokuar në zjarrin e dhomës së gjumit javën e kaluar dhe përfundimisht vdiq nga thithja e tymit. Ai pësoi djegie në të gjithë trupin e tij përveç dëmtimit të shkaktuar nga shpërthimi.

Cradle Fund është një kompani në Malajzi që ndihmon sipërmarrësit e teknologjisë, duke financuar kompani të suksesshme lokale. Me fjalë të tjera, Nazrin ishte një person i teknologjisë. Megjithatë, kjo lloj kualifikimi nuk do të ndihmojë nëse telefoni juaj përfundon duke shpërthyer ndërsa jeni duke fjetur. Pajisjet me bateri herë pas here dështojnë, dhe në raste të rralla këto dështime mund të çojnë në shpërthime dhe zjarre.

Galaxy Note 7 është i vetmi smartphone në botë që është tërhequr për shkak të një rreziku zjarri. Por, ndërkohë që shumë përdorues raportuan për shpërthimet dhe zjarret e Note 7, nuk kishte aksidente fatale që përfshinin celularin e keq Samsung. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat