Xiaomi Mi Pad 4 arrin me mbështetjen LTE

Mobile

Xiaomi Mi Pad 4 arrin me mbështetjen LTE

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:45
Xiaomi Mi Pad 4

Xiaomi edhe më tej është i përkushtuar për sjelljen e pajisjeve interesante për treg.

Kompania kineze ka prezantuar tabletin e ri MiPad 4 me procesor Snapdragon 660, mbështetje LTE dhe çmim shumë atraktiv.

Tableti është i krijuar nga metali, ka ekran 8-inç LCD dhe rezolucion 1920 x 1200p.

Snapdragon 660 ka CPU me tetë bërthama, takt të punës @2.2GHz dhe Adreno 512 GPU.

Xiaomi pajisjen do ta ofrojë me dy konfigurime të RAM-it: 3GB + 32GB dhe 4GB + 64GB. Pajisja ka kamerë kryesore prej 13MP, kamerë selfi me 5MP, funksion të hapjes me fytyrë, bateri 6000mAh dhe Bluetooth 5.0. 

Xiaomi Mi Pad 4 aktualisht është i pranishëm në Kinë me çmim prej rreth 170 dollarësh për versionin me 3GB/32GB, derisa modeli 4GB/64GB kushton rreth 215 dollarë.

Varianti LTE i tabletit kushton rreth 230 dollarë. Xiaomi nuk ka dhënë detaje rreth paraqitje në tregun global të kësaj pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat