OnePlus “skuq” tregun nga 10 korriku

Mobile

OnePlus “skuq” tregun nga 10 korriku

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:58
OnePlus

OnePlus ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular OnePlus 6 me ngjyrë të kuqe.

Fillimisht ky “smartphone” do të jetë i disponueshëm nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe SHBA. Do të kushtojë 579 dollarë me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM.

Sigurisht që ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.

OnePlus 6 ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy variante ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.

Muajin e kaluar u prezantua edhe një OnePlus 6 i bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat