iPhone i palosshëm, disa vite larg arritjes

Mobile

iPhone i palosshëm, disa vite larg arritjes

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:09
iPhone i palosshëm

Kur shfaqet koncepti i një smartfoni me ekran të palosshëm, me shumë gjasë mendohet për Samsungun. Megjithatë, duket se gjatë viteve të fundit, Apple është kompania e cila po fillon ngadalë të merret me telefona të palosshëm pasi disa analistë besojnë se kjo kompani mund të punojë në një pajisje të tillë.

Por, nëse keni pritur që të shihni një iPhone të tillë së shpejti atëherë duhet të prisni, pasi një raport nga Korea Times, i cili citon një burim të paidentifikuar të kësaj industrie, thotë se një pajisje e tillë mund të jetë shumë vite larg nga të qenit realitet. “Apple po përpiqet të lansoj iPhone të rinj me karakteristika të avancuara vitin e ardhshëm si dhe është duke shqyrtuar që të zhvillojë iPhonët e palosshëm, të cilat do të arrijnë disa vjet më vonët”, citohet ky burim.

Gjithashtu, raportohet se kjo pajisje mund të lansohet në vitin 2020, por sipas raportit të ri mund të vonohet më shumë se aq. Po ashtu, spekulohet se iPhone i palosshëm mund të jetë rezultat i partneritetit të Applet me LG-në në vend të Samsungut. Të dytë, LG dhe Samsung thuhet se janë duke zhvilluar ekrane të tilla, dhe më herët këtë vit LG prezantoi një prototip të ekranit OLED të palosshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat