Rrjedhin imazhet e para të Galaxy Note 9 – zbulohet edhe data zyrtare e lansimit

Mobile

Rrjedhin imazhet e para të Galaxy Note 9 – zbulohet edhe data zyrtare e lansimit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:15
Galaxy Note 9

Më 9 gusht, Samsung do të njoftojë zyrtarisht për modelin Note të ri, të quajtur Galaxy Note 9.

Në ditën kur Samsung do të zbulojë “Note” e ri, mund të ketë pak ose aspak surpriza – kjo për shkak se kanë rrjedhur imazhe të supozuara se si do të duket Note 9, ndërkohë që dëgjojmë shumë për veçoritë e celularit.

Imazhet e zbuluara të Galaxy të ri, Note 9, paraqesin vetëm anën e përparme të smartfonit. Siç edhe është flitur më parë, Note 9 do të duket shumë si Galaxy Note 8 i vitit të kaluar me një ekran prej 6 inç (i dyfishti) 6.3 inç “Super AMOLED”.

Kur shihet nga pjesa e përparme, të dy pajisjet pothuajse janë identike, madje edhe butonat e tyre anësore vendosen në të njëjtin vend.

Sipas një raporti kohëve të fundit, Galaxy Note 9 ka përmasat 161.9 x 76 x 8.8 mm, kështu që është pothuajse në mënyrë të dukshme më i shkurtër dhe më i gjerë se Note 8 i cili ka përmasat 162.5 x 74.8 x 8.6 mm.

Note 9 dhe Note 9 Plus pritet të duken si në fotografinë e mëposhtme:

Image

 

Galaxy Note 9 pritet të sjellë një kamerë të pasme të ridizajnuar, e cila do ta bëjë atë të dalë afër me Note 8, por ky detaj nuk është paraqitur në imazhe. Priten edhe disa veçori të ndryshme të përmirësuara, duke përfshirë një procesor Snapdragon 845 dhe një bateri më të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat