Paralajmërohet ardhja e telefonit Moto e5 Play Android Go - Bota Sot
Paralajmërohet ardhja e telefonit Moto e5 Play Android Go

Mobile

E martë, 23 tetor 2018

Paralajmërohet ardhja e telefonit Moto e5 Play Android Go

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Motorola ka prezantuar tashmë një numër të madh telefonash këtë vit, dhe kompania ka më shumë modele në ofertë.

Telefoni i ri është pjesë e e-serisë me emrin Moto e5 Play Android Go.

Megjithëse ekziston një version standard i telefonit e5, ky model i përditësuar është projektuar posaçërisht për tregjet në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe arrin në platformën Android Go, e cila lejon përdoruesit të marrin përditësime të rregullta të sistemit operativ.

Motorola nuk ka lëshuar të gjitha specifikimet e telefonit të ri dhe ajo që dimë është se Moto e5 Play Android Go ka një ekran Max Vision me 5.3 inç me një raport të aspektit 18: 9. Ashtu si shumica e telefonave modernë, ky model gjithashtu ka një sensor të gjurmëve të gishtave në anën e pasme.

Kur është në pyetje kamera, në anën e pasme është një sensor 8MP, me të cilin kompania pretendon të sigurojë për fokusin automatik, ndërsa kamera e përparme ka një sensor flash 5MP.

Ashtu si modelet e tjera në serinë -e, Moto e5 play Android Go do të ketë një bateri të shkëlqyer, detajet e sëc ilës nuk janë bërë ende të ditura. Moto e5 play Android Go në tregun evropian pritet këtë muaj me çmim prej 109 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test