Këtë muaj vjen Honor 9X

Mobile

Këtë muaj vjen Honor 9X

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:40
Honor 9X

Nën-brendi Honor i kompanisë së njohur kineze Huawei, ka filluar të shpërndajë ftesat për një ngjarje të caktuar për datën 24 korrik, të cilën do ta mbajë në Indi dhe në të cilën thuhet se do të prezantojë një telefon të ri.

Sipas raportit më të fundit, fjala është për telefonin Honor 9i. Telefoni pritet të quhet Honor 9X në Indi, por nuk do të sjellë shumë ndryshime.

Honor 9X pritet të vijë me ekran 5.84-inç LCD me prerje (notch) dhe rezolucion prej 1,080 x 2,280 pikselë, procesor Kirin 659 SoC, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, Honor 9X vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 2 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë. Po ashtu, punon me baterinë prej 3,000 mAh dhe sistemin operativ Android 8.0 Oreo me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8.0.

Çmimi i Honor 9i në Kinë është rreth 228 dollarë, por i versioni 9X në Indi ende nuk është zbuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat