Samsung zhvillon ekranin fleksibil të ‘pathyeshëm’

Mobile

Samsung zhvillon ekranin fleksibil të ‘pathyeshëm’

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 07:56
Samsung

Telefoni tjetër i ardhshëm Samsung që do të godas tregun mund të ketë një ekran fleksibil që është i pathyeshëm, duke ia dhënë kështu industrisë telefonin e parë të vërtetë, të palueshëm.

Gjiganti korean i elektronikës tha të mërkurën se paneli i telefonit i zhvilluar kohët e fundit është certifikuar nga Underwriters Laboratories, që do të thotë se është gati për t’iu ofruar konsumatorëve në pajisjet aktuale. Samsung tha se pret që paneli i ri të ketë aplikacione edhe në tregjet jo telefonike, si automobila, pajisje ushtarake të lëvizshme dhe lojëra mobile, ndër të tjera.

Përpjekjet e Samsung për të bërë një telefon të palueshëm vijnë pasi kërkesa për telefona të mençur po ngadalësohet. Është duke u bërë më e vështirë për krijuesit e telefonave për të bërë të ndryshme pajisjet e tyre, dhe konsumatorët nuk e ndjejnë nevojën për t’i ndërruar ato shpesh. Në tremujorin e katërt, shitjet e përgjithshme të njësive të telefonave ranë për herë të parë ndonjëherë, sipas Gartner.

Paneli fleksibël OLED është ndërtuar me një bazë substrate të pathyeshme, tha Samsung. Ekranet fleksibël aktualisht në dispozicion komercialisht kanë tendencë të shkatërrohen kur i nënshtrohen ndikimit të rëndë.

Paneli i ri kaloi teste rigoroze të qëndrueshmërisë, tha Samsung, duke përfshirë rënien 26 herë radhazi nga një lartësi prej gati 4 metra dhe vazhdoi të funksiononte normalisht, duke mos dëmtuar frontin, anët ose skajet e saj.

Samsung është në konkurrencë me Huawei për të kërkuar vendin e parë në garën për të lëshuar një telefon të tillë të palosshëm. Presidenti i Samsung Mobile, DJ Koh më parë u ka thënë gazetarëve të presin një telefon të palueshëm që nga ky vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat