Vjen telefoni i parë me Snapdragon 670

Mobile

Vjen telefoni i parë me Snapdragon 670

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:08
Oppo

Modeli R17 i kompanisë kineze Oppo do të jetë telefoni i parë i mençur me procesor Qualcomm Snapdragon 670 SoC dhe gjithashtu pajisja e parë që përdor Gorilla Glass 6.

Pajisja ka ekran HD + prej 6.4 inç me format 19: 9, kamerë me një sensor prej 25 megapikselë.

Ndër karakteristikat tjera duhet theksuar sensorin e gjurmëve të gishtërinjve të vendosur nën ekran, 8GB RAM, 128GB memorie të brendshme, një kapacitet bateri prej 3500 mAh me teknologji VOOC Flash për ngarkim të shpejtë.

Ekziston edhe një kamerë e pasme e dyfishtë 16MP që mbështet opsione të ndryshme AI, si dhe një USB 2.0 Type-C lidhës. Pajisja mbështet Bluetooth 5.0 dhe Wi-Fi (802.11ac).

Oppo R17 në tregun kinez arrin më 18 gusht, me një çmim prej rreth 380 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat