Detajet e reja për Motorola One

Mobile

Detajet e reja për Motorola One

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:35
Motorola One

Motorola One është shfaqur në uebfaqen e rregullatorit kinez TENAA, ku janë zbuluar disa nga specifikat kyçe të tij.

Pajisja e re me emrin kodues XT1941-2 pritet të vijë me ekran 5.88-inç me rezolucion prej 1,520 x 720 pikselë dhe raport prej 19:9. Po ashtu, sipas TENAA-s modeli One do të ketë procesor Snapdragon 625 dhe do të jetë në dispozicion në tre versione sa i përket RAM memories dhe memories së brendshme – 3 GB RAM/32 GB; 4 GB/64 GB dhe 6 GB/128 GB.

Gjithashtu, rregullatori kinez thotë se Motorola One do të vijë me katër kamera. Ajo ka zbuluar se një kamerë kryesore është prej 13 megapikselë dhe ajo e përparme kryesore është prej 8 megapikselë.

Motorola One, po ashtu, sipas TENAA-s, do të ketë baterinë prej 3,000 mAh dhe do të peshojë 162 gramë, si dhe ka këto dimensione: 149.9 x 72.2 x 7.9 mm.

Duke qenë pjesë e programit Android One, Motorola One pritet të punojë me versionin më të fundit të këtij sistemi operativ – Android 9.0 Pie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat