Huawei sjell “procesorin e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve mobile”, tejkalon Galaxy S9

Mobile

Huawei sjell “procesorin e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve mobile”, tejkalon Galaxy S9

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:05
Pajisja e parë e Serisë Mate me Kirin 980, Huawei Mate 20, është planifikuar të mbërrijë në tetor.

Huawei sapo ka rrëmbyer skenën IFA 2018 për të prezantuar Kirin 980, sistemi në një çip (SoC) që pritet të sjellë evolucionin e ardhshëm të intelegjencës artificiale (AI) në pajisjet mobile.

Kur krahasohet me paraardhësin e tij, Kirin 970 – procesori Kirin 980 sjell një përmirësim prej 20% në performancën e telefonit dhe 40% efikasitet të përmirësuar të energjisë.

Kjo do të thotë një telefon më i shpejtë me jetëgjatësi më të mirë të baterisë, por edhe kohë të shpejtë të nisjes së aplikacioneve dhe një përvojë përgjithësisht më të qetë, bën të ditur T3.

Pra, si funksionon Kirin i ri krahas procesorit Snapdragon 845 të Qualcomm, i cili fuqizon Samsung Galaxy S9 dhe Samsung Note 9? Në testet e bëra, Kirin 980 ka dhënë 22% performancë më të mirë dhe 32% më pak konsumim të energjisë sesa Snapdragon 845.

Riçard Yu, CEO në Huawei, përmblodhi Kirin 980 si “motorin përfundimtar për të fuqizuar produktivitetin e gjeneratës së ardhshme dhe aplikacioneve argëtuese”.

Pajisja e parë e Serisë Mate me Kirin 980, Huawei Mate 20, është planifikuar të mbërrijë në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat