Samsung mund të prezantojë këtë vit një “smartphone” që paloset

Mobile

Samsung mund të prezantojë këtë vit një “smartphone” që paloset

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:43
Samsung smartphone

Samsung po planifikon që këtë vit të prezantojë një “smartphone” që përthyhet.

CNBC raporton se CEO i Samsungut, DJ Koh tha se pajisja mund të zbulohet në konferencën zhvilluese të nëntorit, por nuk është e qartë nëse konsumatorët do të jenë në gjendje që të blejnë telefonin që paloset që këtë vit.

Koh pranoi se pajisja misterioze ishte “e komplikuar” për t’u zhvilluar dhe thashethemet kanë sugjeruar që Samsung do të lëshojë një telefon me një ekran të kthyeshëm, ashtu si Galaxy Note.

Samsung ka eksperimentuar me ekrane të përthyeshme për vite me radhë dhe kompania së pari zbuloi një prototip të tillë në vitin 2012. Që atëherë, Samsung ka testuar celularët me ekran të dyfishtë, me qëllim që të sjellë disa lloj pajisjesh në treg. Koh nuk ka lënë shumë të kuptohet se çfarë mund të pritet nga telefoni i ri, por ai pranon se pajisja dhe karakteristikat e tij duhet të bëjnë që konsumatorët të ngelin me gojë hapur.

Samsung nuk është kompania e vetme që po punon për celularë që palosen. Lenovo, Microsoft dhe LG mund të sjellin shumë shpejt në treg pajisje të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat