HTC sërish në humbje

Mobile

HTC sërish në humbje

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:42
HTC

Rezultatet financiare të gjigantit teknologjik HTC për tremujorin e dytë të vitit 2018 tregojnë se kompania po vazhdon të dështojë në treg.

Sipas rezultateve, biznesi për Realitetin Virtual dhe marrëveshja me Google-in janë pikat e vetme që po mbajnë raportet financiare.

Kompania pati të hyra prej 220 milionë dollarësh për këtë periudhë, apo 58 për qind më pak se periudha e njëjtë vitin e shkuar. Ky është tremujori i dhjetë rresht në të cilin kompania del me humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat