Imazhet e fundit shfaqin iPhone Xs në prag të lansimit - Bota Sot
Imazhet e fundit shfaqin iPhone Xs në prag të lansimit

Mobile

E shtunë, 20 tetor 2018

Imazhet e fundit shfaqin iPhone Xs në prag të lansimit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:42
iPhone Xs

Sot Apple do të zhvilloj ngjarjen vjetore të fundit të vitit. Shumë njerëz presin që formacioni i ri i iPhone për 2018 të debutojë në këtë event. Deri më tani, kemi parë dhe dëgjuar shumë gjëra, por rrjedhjet kanë qenë relativisht të zbehta këtë vit, krahasuar me vitet e mëparshme.

Tani jemi më pak se 24 orë larg nga fillimi i ngjarjes, por duket sikur disa rrjedhje të minutës së fundit na japin një vështrim më të afërt në iPhone Xs.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që po shohim një paraqitje të shkurtër të iPhone Xs, imazhet e reja që janë zbuluar na japin një vështrim të plotë të një njësie aktuale. Imazhet nuk janë nga një burim zyrtar, kësaj here vijnë nga një llogari në Weibo. Por nëse fotot janë autentike, mund të vërehet se iPhone Xs duket mjaft i ngjashëm me iPhone X të vitit të kaluar.

Përveç iPhone, Apple gjithashtu mund të zbulojë iPad të ri, një Apple Watch dhe MacBook. Qëndroni të kyçur në Telegrafi për të parë pajisjet aktuale që do të sjell Apple në ngjarjen e sotme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test