iPhone juaj do të kushtojë 25 % më lirë në 24 orët e ardhshme

Mobile

iPhone juaj do të kushtojë 25 % më lirë në 24 orët e ardhshme

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:09
iPhone

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Apple” pritet të prezantojë  3 modele të reja iPhone-sh këtë mërkurë, me çmimin e më të shtrenjtit që do arrijë mbi 1000 paund britanikë.

Por futja në treg e 3modeleve të reja do të thotë se iPhone që ju keni në duar do të vlejë 25 % më pak në orët e ardhshme.

Sipas “Metro”, në sajtin “musicMagpie” do ju japin jo më shumë se 536 paund britanikë për një iPhone X , 64GB, i cili u fut në qarkullim vitin e kaluar. Aktualisht çmimi për një iPhone X  64GB është 999 paund.

Ndërsa çmimi për një iPhone X, 256 GB do të bjerë në rreth 611 paund, nga 1149 paund që është aktualisht.

Mund të duket rënie e madhe në çmim për një pajisje që nuk është më shumë se 1 vit e vjetër, por rënia mund të jetë edhe më drastike për smartfonët Android. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat