Huawei “thumbon” Apple-in për iPhonët e rinj

Mobile

Huawei “thumbon” Apple-in për iPhonët e rinj

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:26
iPhonët e rinj

Apple të mërkurën lansoi tre telefona të rinj, iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR, të tre që ngjajnë me pajisjen iPhone X të lansuar vitin e shkuar.

Kjo ka shtyrë një gjigant tjetër të teknologjisë, Huawei, që ta falënderojë Apple-in “për mbajtjen e gjërave njësoj”, përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Kompania kineze me këtë u përpoq të tregojë se telefonat e vet të rinj, Mate 20 dhe Mate 20 Pro do të jenë “përtej konsistencës”, “përtej horizontit” dhe “përtej inteligjencës”.

Telefonat e rinj do të lansohen më 16 tetor në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat