LG konfirmon datën e lansimit të V40

Mobile

LG konfirmon datën e lansimit të V40

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:18
Smartfoni LG V40

Kompania e njohur LG është duke punuar në një pajisje të re e cila pritet të lansohet muajin e ardhshëm.

Tani, kompania ka konfirmuar se smartfoni LG V40 do të lansohet në tetor. Smartfoni i ri i kompanisë do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Galaxy Note 9 të Samsungut.

LG nuk ka zbuluar shumë në lidhje me smartfonin e ri në ftesat e ngjarjes të cilat është duke i dërguar, por fokusi në kamerat tregon se LG V40 do të ofrojë veçori të fuqishme të kamerave.

Gjithashtu, LG V40 pritet të ketë pesë kamera në total – tri në pjesën e pasme dhe dy përpara.

LG V40 do të zbulohet më 3 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat