Organi rregullator i Kinës TENAA ka lëshuar një version të ri të telefonit të mençur Oppo Find X që vjen me 10 GB RAM.
Ai do të jetë telefoni i parë i tillë "i zgjuar" në treg, përveç nëse nuk e kalon dikush nga rivalët e tij.
Ka mundësi që kompania tjetër kineze Vivo të dalë e para në treg me këtë model të ri pasi po zhvillon gjithashtu një telefon të mençur me 10 GB RAM.
Gjithashtu dihet se versioni i ri i Oppo Find X ka 256 GB hapësirë për ruajtje.
Nuk dihet ende kur do të shfaqet në treg dhe sa do të kushtojë.