Themeluesi dhe shefi i Xiaomit, Lei Jun ka prezantuar një moment historik për kompaninë e tij në Weibo.
Sipas tij, Xiaomi tashmë ka shitur më shumë se 6 milionë Mi 8.
Kjo mbulon të gjithë anëtarët e familjes së Mi 8, si Mi 8, Mi 8 Pro, Mi 8 Lite e Mi 8 SE, e që do të thotë seritë e Mi 8 janë pëlqyer shumë nga konsumatorë nga e gjithë bota.
Versionet Mi 8 Pro e Mi 8 Lite kanë vetëm pak kohë prej lansimit të tyre, konkretisht në shtator të këtij viti, kështu që pritet të shiten edhe shumë njësi të tyre gjatë muajve në vazhdim.