Huawei Mate 20 është telefoni më i shpejtë Android për këtë vit

Mobile

Huawei Mate 20 është telefoni më i shpejtë Android për këtë vit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:47
Huawei Mate 20

Shpejtësia është shumë e rëndësishme, dhe jo vetëm në automjete, por edhe në përpunimin e performancës dhe lidhjes së të dhënave.

Gjëja më e mirë është se gjithmonë ekzistojnë disa kompani që testojnë telefonat për të parë se cili është më i shpejti. Telefoni më i shpejt Android ende nuk është në shitje, por është jashtzakonisht i shpejt.

Image

Sipas matjeve të AnTuTu, Huawei Mate 20 do të jetë pajisja më e shpejtë telefonike këtë vit.

Procesori 7nm Kirin 980 do të lërë pjesën tjetër të pajisjeve Android shumë prapa në testimet e shpejtësisë. 31,3561 ishte numri i dhënë në rezultatet e AnTuTu, duke marrë vendin e parë, larg nga telefoni i lojërave Mi Black Shark.

Për fat të keq, Mate 20 nuk e tejkalon A12 Bionic, të paktën sipas këtyre rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat