Samsung pritet të largojë portin e kufjeve në Note 10 dhe Galaxy S11

Mobile

Samsung pritet të largojë portin e kufjeve në Note 10 dhe Galaxy S11

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

Pas vendimit të Apple për të larguar portin e kufjeve në pajisjet e tyre në favor të përvojës audio pa tel nga AirPods, një debat ka qenë i ndezur në komunitetin e teknologjisë nëse është koha që t’i themi lamtumirë këtij porti.

Sipas një raporti të ri, Samsung duket se poashtu mendon se është koha e duhur pët këtë veprim.

ET News, një nga platformat më të besueshme koreane përgjegjëse për informimin e planeve të ardhshme të Samsung-ut disa herë më parë, ka shkruar një raport që sugjeron se kompania do të heqë dorë nga porti i vjetër 3.5mm i kufjeve me lansimin e Galaxy Note 10 vitin e ardhshëm ose më së voni, me Galaxy S11 në 2020.

Tregu i dëgjuseve pa tela është rritur ndjeshëm në vitet e fundit dhe kjo mund të jetë pjesë e asaj se pse Samsung me sa duket janë të gatshëm të largoj portin e vjetruar, i cili ka qenë me ne që nga viti 1950.

Kjo do të thotë se Galaxy S10 mund të jetë telefoni i fundit nga gjigandi i Koresë së Jugut për të shfaqur një port për kufje me kabllo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat