Çmontimi i telefonit Pixel 3 XL zbulon se Google ka kaluar në ekrane të Samsungut

Mobile

Çmontimi i telefonit Pixel 3 XL zbulon se Google ka kaluar në ekrane të Samsungut

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:05
Çmontimi i telefonit Pixel 3 XL

Kur filluan të paraqiten informacionet se ekrani i Pixel 3 XL ishte shumë më i mirë se ai në paraardhësin e tij, lindi pyetja nëse Google e kishte zëvendësuar LG me një prodhues tjetër.

Përgjigja për këtë pyetje na është dhënë nga sajti i popullarizuar iFixit, i cili i ka çmontuar modelet Pixel 3 XL dhe Pixel 3.

Ajo çfarë zbuloi iFixit është se edhe në modelin Pixel 3 XL, Google ka përdorur ekrane të Samsungut AMOLED, gjë që tregon se kompania nuk donte të largohej nga cilësia e ekranit.

Çmontimi i dy telefonave e ofron një vështrim të mirë në komponentët e Google, kthimin e Pixel Visual Core dhe çipit të ri të sigurisë Titan. Kishte mundësi të shihej edhe se çfarë ndodhet prapa ekranit të madh në modelin 3 XL.

Konkludimi përfundimtar është se nuk do të dëshironit ta riparoni vetë telefonin Pixel 3 XL dhe Pixel 3, sepse ky proces kërkon trajtim të kujdesshëm të pjesës së pasme prej qelqit, ndërsa nevojitet çmontimi komplet i telefonit për ta rregulluar ekranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat