Lansohet telefoni i parë me rrjet 5G

Mobile

Lansohet telefoni i parë me rrjet 5G

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:34
Xiaomi Mi Mix 3

Xiaomi Mi Mix 3 është lansuar zyrtarisht dhe nuk po sjell me vete vetëm një ekran pa korniza dhe 10GB RAM, por është poashtu telefoni i parë që sjell rrjetin 5G në treg. Siç duket, Samsung Galaxy S10, nuk do të ketë këtë ekskluzivitet.

Pavarësisht që të gjithë prodhuesit kryesorë kanë qenë në garë të sjellin telefonin e parë 5G për botën, duket sikur Xiaomi i Kinës e ka bërë atë me telefonin e tyre Mi Mix 3, të shpallur zyrtarisht.

Mi Mix 3 jo vetëm që sjell 5G, por gjithashtu ka një ekran pa korniza.

Kamera frontale 24MP është e fshehur dhe mund të shfaqet kur nevojitet. Kamera e pasme e dyfishtë posedon 12 MP. Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 845 CPU mbështetur nga kapacitet RAM prej deri në 10GB.

Çdo gjë duhet të duket e mrekullueshme në ekranin 6.36 inç FHD + AMOLED që ofron një rezolucion 1080 x 2340 dhe raport 19: 5: 9. Bateria ka kapacitet prej 3,200 mAh.

Çmimi për modelin 6GB / 128GB fillon në 370 funta, dhe shkon deri në 560 funta për një model 10GB / 256GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat