iPhone XR nis shitjen, pak interesim në Kinë

Mobile

iPhone XR nis shitjen, pak interesim në Kinë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:25
Kinë

Produkti më i fundit i Applet, iPhone XR, ka filluar të shitet globalisht, por pritja e tij në Kinë, tregu më i madh i smartfonave në botë, ishte e vakët.

iPhone XR 6.1 inç, me një çmim më të përballueshëm, që arrin afro 749 dollarë amerikanë, është prodhuar me materiale alumini, ka kartë SIM të dyfishtë dhe opsione gjashtë ngjyrash.

Në dyqanet e Appleit në Shangai dhe Hong-Kong pothuajse nuk kishte radhë për blerjen e produktit të ri. Disa konsumatorë thanë se XR nuk ka ndryshime të konsiderueshme krahasuar me versionet e mëparshme.

Në qershor, shitjet e Appleit në Kinë rifilluan rritjen, duke u shtuar 19 %. Megjithatë, gjiganti amerikan i teknologjisë përballet me konkurrencë të ashpër nga rivalët vendorë, si Oppo, Vivo dhe Huawei.

Sipas firmave të studimit të tregut, Huawei e ka kaluar Applen, duke u bërë prodhuesi i dytë më i madh i smartfonave në botë, pas Samsungut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat