Nën-brendi Honor i Huaweit pritet të lansojë smartfonin e ri Magic 2 më 31 tetor.
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te lansimi, por smartfoni i ri tashmë është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, duke zbuluar procesorin e mundshëm Kirin 980. Po ashtu, në këtë uebfaqe është zbuluar se Magic 2 do të punojë me sistemin operativ Android Pie dhe se do të vijë me 8 GB RAM.
Procesorin Kirin 980 tashmë e kanë modelet e fundit të serisë Mate dhe Magic 2 do të jetë smartfoni i parë Honor që do ta ketë. Ky procesor është i kombinuar me dy bërthama Cortex-A76 në shpejtësinë 2.6 GHz dhe dy të tjerë në shpejtësinë 1.92 GHz si dhe katër bërthama Cortex-A55 në shpejtësinë 1.8 GHz.
Gjithashtu, Honor Magic 2 do të vijë me asistentin AI të quajtur Yoyo.