Apple shet 9 milionë iPhone XR në fundjavën hapëse

Mobile

Apple shet 9 milionë iPhone XR në fundjavën hapëse

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:23
iPhone XR

Apple ka shitur nëntë milionë njësi të telefonit të ri iPhone XR në fundjavën hapëse në treg.

Sipas analistëve, shitjet nuk kanë kapur cakun prej 10 milionëve.

Analisti Jun Zhang ka thënë për GSM Arena se Apple tani do të ulë nga 90 milionë në 88 milionë numrin e njësive të iPhoneve të rinj që do të prodhohen në nëntor dhe dhjetor.

Pavarësisht rënies në krahasim me cakun kryesor, Apple, sipas Zhangut, pritet të ketë tremujor me të hyra rekorde. Kjo pritet të arrihet falë shitjeve të modeleve të reja iPad Pro dhe Macbook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat