Samsung konfirmon: Telefonat e palosshëm dhe 5G lansohen vitin e ardhshëm

Mobile

Samsung konfirmon: Telefonat e palosshëm dhe 5G lansohen vitin e ardhshëm

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:32
Telefoni i palosshëm

Samsung ka publikuar të mërkurën rezultatet për tremujorin e tretë të vitit 2018, duke zbuluar se ka arritur një nivel të ri të lartë për kompaninë. Por shitjet e telefonave nuk ndihmuan në arritjen e një rekordi të ri, edhe pse Samsung tha në njoftimin e tyre për shtyp se telefonat anësor patën shitje të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe – është fjala për Galaxy Note 9 dhe S9.

Por detaji më i rëndësishëm nga njoftimi ka të bëjë me parashikimet për tremujorin e ardhshëm dhe vitin 2019, ku Samsung konfirmoi se telefonat e palosshëm dhe telefonat 5G janë në zhvillim për të ardhmen e afërt.

Samsung ka postuar 57.45 miliardë dollarë në të ardhurat e konsoliduara tremujore, një rritje prej 5.5% prej vitit të kaluar, dhe 15.42 miliardë dollarë në fitimin operativ, me 20.9% rritje.

Por kompania koreane janë treguar të kujdesshëm në opinionin për tremujorin e katërt të vitit dhe fillimin e vitit 2019 në deklaratën e tyre për shtyp.

Produktet e magazinimit dhe panelët OLED për pajisjet mobile nxorën tremujorin e tretë të Samsung në nivele të reja, por fitimet e hapësirave ruajtëse mund të bien në tremujorin e ardhshëm. Megjithatë, porositë e OLED do të mbeten të forta në tremujorin e katërt, thotë Samsung, “falë kërkesës së vazhdueshme të lartë nga klientët kryesorë.”

Me fjalë të tjera, Apple po blen shumë ekrane OLED për seritë iPhone XS.

Shitjet e telefonave do të rriten në tremujorin e ardhshëm, por të ardhurat pritet të zvogëlohen për shkak të “rritjes së shpenzimeve të marketingut”.

Samsung i quajti Galaxy A7 dhe Galaxy A9 si faktorë që do ta ndihmonin rritjen e dërgesave të telefonave në tremujorin e katërt. Këta janë telefonat që Samsung njoftoi në javët e mëparshme, që vijnë me kamera të trefishta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat