OnePlus 6T, mbusheni 30 minuta – përdoreni gjithë diten

Mobile

OnePlus 6T, mbusheni 30 minuta – përdoreni gjithë diten

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Konkurenca në tregun e smartfonëve ska të ndalur.

Pas Samsung dhe iPhone që lansuan pajisjet e reja kohëve të fundit, edhe OnePlus ka vendosur të mos rrijë duarkryq.

OnePlus ka lëshuar tani versionin 6T me specifika dhe performanca të jashtëzakonshme që pretendon të konkurrojë fuqishëm në tregun e smartfonëve.

OnePlus 6T vjen me 64, 128 dhe 256GB hapësirë. Kamera kryesore është 16 megapikselë por e dyfishuar me sensor të dytë deri në 20 megapikselë.

Bateria ka kapacitetp rej 3300mAh që mbushet jashtëzakonisht shpejtë 30 minuta – për tërë ditën përdorim.

Sistemi operativ është Android Oreo 8.1 dhe procesor Snapdragon 845. OnePlus 6T vjen me dy kartela dhe me 1.2Gbps shpejtësi të shkarkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat