Ja cila do të jetë e ardhmja e teknologjisë Face Id në sektorin e sigurisë

Mobile

Ja cila do të jetë e ardhmja e teknologjisë Face Id në sektorin e sigurisë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:02
Face Id

Së fundmi, në portalin TF International Securities, është publikuar një artikull interesant i cili vë në fokus fuqinë e teknologjisë Face ID dhe mënyrës se si do të ndryshojë ajo gjatë 2 viteve të ardhshme. Në versione e iDevice që do të prezantohen gjatë vitit 2019 teknologjia prite të përmirësohet ndjeshëm dhe elementi që do të ndryshojë do të jetë teknologjia TrueDepth e cila do të ketë një sensor iluminimi të fytyrës akoma më të fuqishëm dhe të saktë. Ndërsa gjatë viti 2020 teknologjia TrueDepth do të zëvëndësohet me teknologjinë ToF 3D (Time-of-Flight).

Përmirësimet gjatë vitit 2019
Gjatë vitit 2019 teknolgjia TrueDepth do të përmirësohet ndjeshëm duke përmirësuar sensorin e iluminimit ose ndritçimit të fytyrës. Më saktë, flitet për një sensor i cili emeton rreze lazer dhe "godet" fytyrën e njeriud duke e ndarë atë me pika të cilat lexohen dhe krahasohen me informacionet e ruajtuara më parë. Por kjo teknologji ka një problem në rast se rrezeja lazer e lëshuar nga sensori godite nga një rreze me infra të kuqe, fakt të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtëme.
 

Për të rregulluar këtë problem, do të jetë pikërisht teknolgjia Tof 3D e cila pritet ta zëvëndësojë gjatë vitit 2020.

Përmirësimi gjatë vitit 2020
Teknolgjia Time-of-Light do të zëvëndësojë TrueDepth duke filluar nga viti 2020 por në çfarë konsiston realisht kjo teknologji? ToF 3D nuk është gjë tjetër veçse një sensor për të matur distanca të një imazhi që kamera fokuson dhe aktualisht flitet për kamerën e prapme të iDevice. Sensori do të masë kohën që i duhet një rrezeje lazer të lëshuar, të arrijë në një distancë dhe të kthehet përsëri tek fotokamera. Kjo gjë do ti lejojë inxhinierët të krijojnë një pamje perfekte të objektit në 3 dimensione ose 3D.

Në kontrast me teknologjinë e Face Id e cila shfrytëzon të ashtu quajturën teknikën e dritës së strukturuar, ku modeli i fytyrës krijohet duke matur distancat midis 30 mijë pikave që emetohen nga sensori drejt fytyrës, ToF 3D do të krijojë një model shumë më perfekt se kjo teknologji dhe me një konsum baterie më të ulët.

Këto 2 teknologji pritet të jenë e ardhmja e teknolgjisë Face Id e cila do të jetë mekanizmi kryesor për sigurië e të dhënave tona në një iDevice. Ekspertët mendojnë se dy vitet e ardhshme do të sjellin mjaft risi përsa i përket këtij sektori dhe Apple është drejtë kësaj rruge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat