Lansohet Galaxy J4 Core, vjen me ekran të madh

Mobile

Lansohet Galaxy J4 Core, vjen me ekran të madh

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Galaxy J4 Core

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka lansuar smartfonin më të ri të quajtur Galaxy J4 Core. Ky është smartfoni i dytë Android Go i kompanisë.

Samsung Galaxy J4 Core vjen me ekran të madh prej 6-inç LCD me rezolucion HD+ (720 x 1,480 pikselë), procesor Exynos 7570 Quad SoC, 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi deri në 512 GB përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, smartfoni i ri vjen edhe me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Galaxy J4 Core, po ashtu, do të punojë me baterinë prej 3,300 mAh dhe sistemin operativ Android 8.1 Oreo.

Sa i përket çmimit dhe se kur do të jetë në dispozicion për shitje, ende nuk është zbuluar përveç se dihet se do të ofrohet me ngjyrë të zezë, ari dhe të kaltër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat