Huawei planifikon të parakalojë edhe Samsung deri në 2020

Mobile

Huawei planifikon të parakalojë edhe Samsung deri në 2020

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Huawei

Të gjitha kompanitë dëshirojnë të jenë numër një në botë në çfarëdo fushe në të cilën punojnë. Ky titull, sa i përket kompanive të telefonave, aktualisht i përket Samsung, por me sa duket ky është një titull që Huawei po synon dhe shpreson ta marrë për veten e tyre deri në vitin 2020, me planet për të qenë në barazim me kompaninë koreane deri në vitin 2019.

Huawei tashmë ka arritur të tejkaloj Apple për vendin e dytë, kështu që ideja e tyre të parakaloj Samsung nuk duket krejtësisht jashtë diskutimit.

Kompania ka shumë për të ofruar, sidomos me seritë P dhe Mate të telefonave premium, të cilët janë pranuar shumë mirë nga kritikët në lidhje me aftësinë e tyre për fotografi.

Duke folur për CNBC në një intervistë ekskluzive, Richard Yu, Drejtori Ekzekutiv i divizionit të konsumit të Huawei tha: “Vitin tjetër, ne do të jemi shumë afër numrit një, ndoshta do të jemi të krahasueshëm me Samsung. Dhe të paktën një vit pas, ndoshta kemi një shans të jemi numër një. ”

Megjithatë, Huawei ka sfida para vetes. Kompania ishte dashur të bënte hyrjen e saj të madhe në tregun e SHBA në fillim të këtij viti duke u bashkuar me transportuesit lokal, por këto plane u shkatërruan kur ligjvënësit amerikanë vendosën që kompanitë kineze si Huawei mund të paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare, duke rezultuar në largimin e transportuesve amerikanë nga marrëveshja.

Shitësit amerikanë si Best Buy kanë ndërprerë edhe shitjen e telefonave të kompanisë, dhe seria e fundit Mate 20 nuk do të jetë zyrtarisht e disponueshme edhe në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat