Sticker Studio: Tani mund të shndërroni çfarëdo foto në sticker për WhatsApp

Mobile

Sticker Studio: Tani mund të shndërroni çfarëdo foto në sticker për WhatsApp

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Sticker Studio

WhatsApp paraqiti stickers në platformën e tyre vetëm muajin e kaluar, dhe ofroi një pako që ishte më parë në dispozicion në Facebook Messenger. Por nëse je në Android, mund të krijosh lehtë vetë ‘ngjitësit’ në telefonin tuaj.

Kjo është në sajë të Sticker Studio, një aplikacion pa pagesë, i ndërtuar nga Sven van der Zee, një ish-praktikant i zhvillimit në TNW, raporton The Next Web.

Mund të vendosni foto ose të importoni imazhe, dhe thjesht të vizatoni një pjesë rreth objektit që dëshironi të transformoni në një sticker.

Ka disa kufizime të çuditshme: do t’ju duhet të krijoni së paku tre ngjitës para se të eksportoni një pako prej tyre në WhatsApp. Jeni të kufizuar në 10 pako me një maksimum prej 30 sticker-ave për pako.

Image

Gjithsesi, është shumë zbavitëse për ata që kanë njerëz energjik në jetën e tyre.

Kjo është e gjitha që mund të bëni tani; Sticker Studio aktualisht nuk ju lejon të ndryshoni imazhet ose të shtoni efekte – por këto karakteristika janë në zhvillim e sipër.

Aplikacioni gjindet në Google Play, dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat