Fillon Festivali i 35-të i Xhazit në Shkup

Muzikë

Fillon Festivali i 35-të i Xhazit në Shkup

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:22
Ilustrim

Një nga improvizuesit më inovativë të skenës franceze të xhazit, pianisti Bojan Zulfikarpashiq i njohur si Bojan Z. sonte në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të hapë edicionin e 35-të të Festivalit të Xhazit të Shkupit.

Festivali i këtij viti do të mbahet nga 13 deri më 16 tetor në Teatrin Popullor të Maqedonas (TPM), ku do të ketë programe në mbrëmje dhe do të ketë dy koncerte në mesnatë në Qendrën Kulturore Rinore Salla Dansing dhe qendra Siti Hol. 

Në TPM sonte shfaqe do të ketë edhe kitaristi virtuoz botëror, Julian Lage me trion e tij.

Mbrëmja e dytë e festivalit është e rezervuar për kitaristin brazilian dhe kantautorin Vinisius Kantuaria, i cili në Shkup do të paraqesë projektin e tij të fundit "Vinicius Cantuaria canta Antonio Carlos Jobim" kushtuar muzikantit të madh brazilian. Mbrëmjen e njëjtë publiku do të dëgjojë edhe trion polake të pianistit Marcin Vasilevski me saksofonistin e ftuar Joakim Milder.

Në kuadër të mbrëmjes së tretë të festivalit ose më 15 tetor në TPM shfaqje do të kenë dy grupe të njohura avantgarde të xhazit - Kuarteti Amerikan "Made to Break" dhe trioja skandinave "The Thing".

Në mbrëmjen e fundit do të prezantohet projekti i ri i muzikantit Piter Evans në trompë, me trion e quajtur "Pilverize the Sound". Së fundi koncert do të ketë grupi i saksofonistit francez dhe vokalistit Tomas de Purkeri "Supersonic", e cila në vitet e fundit është konsideruar si zbulimi më i madh i skenës së xhazit Evropian.

Programin e mesnatës të festivalit më 14 tetor do ta hapë princesha e muzikës soul, këngëtarja e njohur botërore Xhos Stoune. Koncerti i mesnatës të shtunën është i rezervuar për përbërjen nga Maqedonia Goce Stevkovski septet, i cili për këtë rast do të shfaqet me të ftuarin Xhijan Emin.

Patronat i Festivalit është Ministria e Kulturës, ndërsa mbështetës është Qyteti i Shkupit, ambasada e SHBA-së në Maqedoni, Delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat