“Mbrëmja e Moskës” në Tiranë. Këngët që emocionuan publikuan shqiptar

Muzikë

“Mbrëmja e Moskës” në Tiranë. Këngët që emocionuan publikuan shqiptar

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:36
Pamje nga skena

 Këngët më të preferuara ruse si “Katjusha”, “Ochi chernye”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Kalinka” por edhe shumë të tjera, u interpretuan me shumë emocion dhe talent mbrëmjen e sotme për kryeqytetasit nga ansambli muzikor rus “Vertograd”.

“Vertograd” është ansambli i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë, i krijuar në vitin 2005, dhe ka për synim ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës së mirëfilltë ruse.

Në skenën e Qendrës kulturore pranë Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, u ngjitën këngëtarët Anna Zborovskaja dhe Gennadi Kosinov të shoqëruar nga Juri Stupak, balalajka (vegël muzikore popullore ruse),  në kitarë Aleksej Stepanov dhe në fizarmonikë Pjotr Matroniçev.

Ky grup që vjen për herë të parë  në Shqipëri,  interpretoi këngët më të dashura dhe të dëgjuara nga shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat