Aromë vjeneze në Tiranë

Muzikë

Aromë vjeneze në Tiranë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 16:45
Shkëlzen Doli

Shkëlzen Doli, ansamabli i tij dhe 36 muzikantë të Vienës sollën në Tiranë, të parin koncert që për nga programi i përngjante pjesërisht Koncertit të Vitit të Ri të Vienës. Në sallën e Pallatit te Koncerteve, violonisti i njohur bashke me instrumentistet e Vienes sollen disa nga kryeveprat e muzikës klasike, si kompozime të familjes Shtraus, opereta të Franx Lehar dhe Johanes Brahms.

I ftuar në koncertin që zgjati dy orë ishte balerini i njohur shqiptar në Austri, Eno Peçi. Ai interpretoi dy pjesë baleti nën tingujt e muzikës që luhej live.

Për të ftuarit Shkëlzen Doli kishte realizuar një film-dokumentar që prezantonte bukuritë e tokave ku banojnë shqiptarët, nga arbëreshet e Italisë me “Moj e bukura More”…., veriu i vendit me Bareshën… dhe jugu me Albanian Soul.

Në fund, surpriza që kishte rezervuar Shkëlzen Doli, ishte interpretimi i Marshit te Radeckit, nga muzikantet qe mbanim te veshur ne koke, qeleshet nga gjithë trevat shqiptare.

Me një gotë raki gostiti të ftuarit austriakë dhe publikun në një salle të tejmbushur.

Koncerti i muzikës klasike çdo fillim janari është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë. 2017-a e solli aromën vjenezë edhe në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat