Orkestra e Ushtrisë turke dhe FSK-së zhvilluan koncert të përbashkët

Muzikë

Orkestra e Ushtrisë turke dhe FSK-së zhvilluan koncert të përbashkët

Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:21
Koncert i përbashkët i Orkestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt një koncert i përbashkët i Orkestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Për të dëgjuar programin e dy orkestrave të pranishëm ishin zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO), kolonel Avdi Rraci, shefi i Operativës së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova, komandanti i Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar,  si dhe oficerë dhe nën oficerë të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Gjeneral Hazrolli falënderoi Orkestrën e Ushtrisë turke për këtë iniciative dhe bashkëpunim, dhe shtoi se në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve operacionale një ndër kapacitetet shumë të rëndësishme është edhe Bendi Muzikor.

I kënaqur nga realizimi i këtij bashkëpunimi u shpreh edhe komandanti i kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar, i cili tha se FSK-ja ka një bend të mrekullueshëm.

Ndryshe, gjatë këtij koncerti të pranishmit patën mundësi që të argëtohen dhe të shijojnë  interpretimin e veprave të mrekullueshme nga këto dy orkestra, me ç’rast Orkestra turke  befasoi publikun me interpretimin e dy këngëve shqipe, të cilat u pritën mjaft mirë nga të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat