Erta Qerimi përfaqëson komunën e Vitisë dhe Kosovën në festivalin muzikor në Maltë - Bota Sot
Erta Qerimi përfaqëson komunën e Vitisë dhe Kosovën në festivalin muzikor në Maltë

Muzikë

E diel, 22 prill 2018

Erta Qerimi përfaqëson komunën e Vitisë dhe Kosovën në festivalin muzikor në Maltë

Nga: Aziz Zuka Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:17
Nga pritja e Halitit per kengetaren Erta Qerimi

Talentja e re dhe e talentuar ne zhanrin e muzikës Erta Qerimi, nga Sadovina e Jerlive e Vitisë do të jetë pjesëmarrëse “The Malta International Festival” nga Singer Stage në Maltë, që për Ertën është hera e parë që do të paraqitet në një festival ndërkombëtar, të këtij karakteri.

Kjo talente e re që premton shumë edhe për të ardhmen, është pritur të premten nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka uruar suksese Ertës që do të përfaqësoj vendin tonë atje. “Ne do të mbështesim talentet e rinj si në fushën e artit, kulturës e sportit, dhe në këtë aspekt jemi të përkushtuar që ti mbështesim këta talent siç është Erta. Ne gjithashtu edhe grupet e ndryshme çoftë Ansamblin “Kemajl Azizi”, shoqëritë tjera, por edhe sportistët tanë që kanë qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Baku i kemi mbështetur, andaj dua të rikujtoj se do të vazhdojmë që të mbështesim edhe në të ardhmen gjithë ata që kanë treguar rezultate, e po ashtu edhe të rinjtë që kanë talent”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, Festivali ndërkombëtar muzikor në Maltë, ku do të merr pjesë Erta Qerimi nga komuna e Vitisë, do të mbahet nga data 1 deri më 6 nëntor në Maltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test