‘Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve’ zhvillohet në Elbasan - Bota Sot
‘Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve’ zhvillohet në Elbasan

Muzikë

E hënë, 18 qershor 2018

‘Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve’ zhvillohet në Elbasan

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:06
Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve

Qyteti i Elbasanit nga data18 deri më 20 tetor do të jehojë nga muzika e Dhomës.

Qendra e Artit Skampa do të presë takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve, një aktivitet që bën bashkë grupe nga i gjithë vendi.

 Ky aktivitet tashme është një traditë  për Qytetin e Elbasanit.

“Ia dolëm dhe sot kemi kalendar të plotë të tre ditëve të festivalit, 18, 19, 20 dhe kemi rreth nëntë trupa informacioni duke filluar nga ansamblet trio, kuartetet tek orkestrat e mëdha, të cilat kanë kohë që përgatiten në programet e tyre, ku një risi ose një nga kriteret më të rëndësishme është krijimtaria shqiptare e kompozitorëve”, tha Blerim Narazani, nje nga organizatoret.

Për tre ditë Elbasani kthehet në kryeqendër e muzikës së dhomës, ndërsa qyteti e shndërron aktivitetin në një festë.

“Besoj do jenë tre ditë të mbushura plot me artistë, plot me qytetarë. Kjo është një festë në qytetin e Elbasanit dhe ne e kemi vendosur ta trajtojmë si të tillë”, theksoi nje tjeter organizator, Kliton Kapaj.

Takimi Kombëtar i Orkestrave të harqeve mbështetet nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, ndërsa synohet që festivali të kthehet në një traditë të bukur për qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test