Tina Turner kthehet nga pensionimi

Muzikë

Tina Turner kthehet nga pensionimi

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:48
Tina Turner

Këngëtarja veterane e lindur në Amerikë, Tina Turner, u largua paksa nga pensionimi për të sjellë në treg muzikë të re që e përfaqëson jetën e saj.

Këtë gjë këngëtarja e bëri të martën më 17 tetor në Londër.

Fjala nuk është për ndonjë album muzikor por për shfaqjen muzikore, ‘TINA’, me regji të Phyllida Lloyd dhe me aktoren e nominuar për çmim Tony, Adrienne Warren, në rolin e divës Tina Turner.

Mjuziklli është krijuar me ndihmën e vetë këngëtares dhe besohet se sjellë historinë e pa treguar të një femre e cila guxoi t’i tejkalojë të gjitha barrierat që ia krijonte mosha, gjinia dhe raca e saj.

Shfaqja muzikore “TINA” do të hapet në teatrin “Aldwych” të Londrës, në prill të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat