Andrea Bocelli në garë për nominimin në Golden Globe

Muzikë

Andrea Bocelli në garë për nominimin në Golden Globe

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:06
Andrea Bocelli

Këngëtari i njohur italian Andrea Bocelli ka marrë një sërë çmimesh në të gjithë botën. Tani mbërrin një tjetër kënaqësi. “Muzika e heshtjes” filmi i Michael Radford i frymëzuar nga jeta e tij, është zyrtarisht kandidat në seleksionimin e Golden Globe, si filmi më i mirë i huaj.

Filmi është bazuar në autobiografinë e artistit. “Në 25 nëntor në Los Angeles filmi do të shfaqet për të gjithë anëtarët e Golden Globe”, bën të ditur producenti Andrea Iervolino, i kënaqur që u pranua nga anëtarët e Golden Globe.

Ai thekson se në javën e parë të dhjetorit në 4 ose 5 , me Andrea Bocelli do të intervistohemi nga anëtarët e jurisë. “Shpresojmë më në fund që në 11 dhjetor “Muzika e heshtjes”të jetë mes filmave që do të nominohen”, shprehet Iervoliono.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat