Mbahet finalja e festivalit të këndimit ”Prishtina Kids Fest“

Muzikë

Mbahet finalja e festivalit të këndimit ”Prishtina Kids Fest“

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 07:32
Festivali i këndimit ”Prishtina Kids Fest“

Sonte mbahet nata finale e festivalit ndërkombëtar të këndimit ”Prishtina Kids Fest“, ku do të garojnë 14 solistë nga Kosova, Republika Çeke, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia.

Festivali këtë vit shënon 8 vjetorin e tij. Një javë më parë u mbajt audicioni i hapur për solistët nga Kosova të cilët do ta përfaqësojnë vendin në mbrëmjen finale të festivalit të parë dhe të vetëm të këndimit “Prishtina Kids Fest”. Këndimi si gjithherë do të jetë drejtpërdrejt dhe mbahet në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 18:00.

Festivali ndërkombëtar i këndimit ”Prishtina Kids Fest“, është festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, të cilin e organizon Qendra Multikulturore Ndërkombëtare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.

Në mbrëmjen finale do të ndahen nga 3 shpërblime në dy kategori (Kategoria I-6 deri në 11 vjeç dhe kategoria II-12 deri në 16 vjeç) dhe natyrisht, çmimi më i madh i Festivalit, për vokalin më të mirë të të dy kategorive “GRAND PRIX”.  Fituese të çmimit “Grand Prix” në PKF viteve të kaluara ishin Greata Azizi , Antoania Dora, Klesta Qehaja etj.

Këtë vit, për herë të pare Festivali Ndërkombëtar i këndimit “Prishtina Kids Fest” do të ndanë çmimin e publikut, të cilin çmim do ta vlerëson publiku në sallë, përmes votimeve për të preferuarin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat